Tërmet i fuqishëm godet Filipinet, konfirmohet një fëmijë i vdekur deri tani Foto: Reuters

Tërmet i fuqishëm godet Filipinet, konfirmohet një fëmijë i vdekur deri tani

15 December 2019 10:10

Video dhe imazhe të shumta, të shpërndara me shpejtësi në rrjetet sociale pasqyrojnë forcën dhe dhunën e tërmetit me magnitudë 6.8, që goditi Filipinet mëngjesin e sotëm.

Instituti Gjeofizik Amerikan (USGS) raporton se lëkundjet sizmike ranë në ishullin e Mindanao-s, mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 2:12. Epiqendra ishte rreth 60 km në jug-perëndim të qytetit të Davao.

Tërmeti i fuqishëm ndodhi në një thellësi prej 28.2 km, sipas USGS.

Kryebashkiaku i qytetit Matanao në jug të Filipineve, Vincent Fernandez, ka thënë për radion lokale se një vajzë 6 vjeçe ka vdekur pasi e kishte zënë muri që u rrënua si pasojë e tërmetit të fuqishëm.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme