Botë

Bolivia u jep azil rreth 200 të përndjekurve politikë

Bolivia u jep azil rreth 200 të përndjekurve politikë

Qeveria e Bolivisë ka bërë të ditur se do t'u japë statusin e refugjatit rreth 200 shtetasve të Venezuelës, që ikën nga vendi i tyre për arsye politike. Autoritetet e Bolivisë tha se shumica e aplikuesve ndodhen në Bolivi, nën një status të parregullt ose me leje të përkohshme.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët do të mbulojë shpenzimet ekonomike të kërkuara, raporton KTV.