Botë

BE gati të rinegociojë marrëdhëniet me Londrën pas fitores së Johnsonit

BE gati të rinegociojë marrëdhëniet me Londrën pas fitores së Johnsonit

Bruksel, 13 dhjetor – Deputetët europianë u shfaqën të gatshëm sot të rinegociojnë marrëdhënien e ardhshme me Britaninë e Madhe, pas fitores së kryeministrit Boris Johnson në zgjedhjet parlamentare, që i hapën rrugën realizimit të Brexit më 31 janar.

“I kemi përcaktuar pritshmëritë tona. BE është e gatshme për fazën tjetër. Ne do të rinegociojmë një marrëveshje tregtare që do të nivelojë fushën e lojës”, u shpreh presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, në ditën e dytë të samitit europian në Bruksel.