Botë

Mbi 100 mijë të vdekur që nga fillimi i luftës në Jemen

Mbi 100 mijë të vdekur që nga fillimi i luftës në Jemen

Në deklaratën e Organizatës për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (SAM) thuhet se që prej fillimit të luftës në Jemen kanë humbur jetën më shumë se 100 mijë njerëz, ndërsa qindra mijëra të tjerë janë plagosur dhe janë zhdukur

Organizata me qendër në Gjenevë për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (SAM) ka njoftuar se më shumë se 100 mijë njerëz kanë humbur jetën dhe qindra mijëra të tjerë janë plagosur që prej fillimit të luftës në Jemen.