Botë

Izraeli në mars mban zgjedhjet e treta në më pak se një vit

Izraeli do të zhvillojë zgjedhjet e treta të përgjithshme në më pak se një vit, pas tejkalimit të afatit për krijimin e një koalicioni shumicë, transmeton KTV.

Tani deputetët pritet të caktojnë datën e zgjedhjeve më 2 mars. Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe rivali i tij kryesor, Benny Gantz, dështuan në përpjekjet e tyre për formimin e koalicionit, pas zgjedhjeve të shtatorit.

Të dy udhëheqësit nuk u pajtuan për ndarjen e pushtetit. Në shtator, aleanca qendrore ‘Kaltër e Bardh’ e Ganzit fitoi 33 vende në Parlamentin me 120 anëtarë, ndërsa partia e krahut të djathtë ‘Likud’ e Netanyahut fitoi 32 vende.

Ndërsa, Netanyahu gjithashtu do të përballet me sfidë nga brenda partisë Likud, pasi javë më parë u akuzua zyrtarisht për korrupsion.