Botë

Erdogan paralajmëron kanal artificial 43 kilometrash midis Detit të Zi dhe Marmara

 

Stamboll, 12 dhjetor – Do të fillojmë sa më shpejt që të jetë e mundur për të tenderuar projektin e Kanalit të Stambollit, i cili konsiston në krijimin e një kanali artificial 43 kilometra të gjatë midis Detit të Zi dhe detit Marmara për të zëvendësuar Bosforin, deklaroi presidenti turk Recep Tajip Erdogan gjatë prezantimit të një projekti ndërtimi për 100 000 banesa të reja publike në kryeqytet.

”Kanali shërben për të mbrojtur Bosforin nga një fatkeqësi serioze”, shtoi Erdogan duke iu referuar trafikut masiv të anijeve dhe cisternave që kalojnë ngushticën e detit çdo ditë.