Botë

Greqia, i vetmi vend që nuk ka varreza për muslimanët

Për herë të parë pas më shumë se një shekulli, në Athinë dhe Selanik të Greqisë do të happen varreza për muslimanët. Kërkesa që për çdo vend europian do të tingëllonte tashmë si e kapërcyer, në Greqi shfaqet si një çështje e mprehtë sociale, me projeksione politike. Ndaj dhe për këtë arsye, kërkesa për zgjidhjen përfundimtare të këtij ngërçi u bë prej 34 deputetëve të partisë Syriza.

Nëpërmjet një letre drejtuar ministrive përkatëse, 34 deputetë i kërkojnë qeverisë hapjen urgjente të varrezave të posaçme për muslimanët, dhe dhënien e mundësisë për të kryer rritet ndaj të vdekurve të kësaj popullsie, çka sipas tyre vë në vend dinjitetin e bashkëqytetarëve të një besimi jo ortodoks, për më tepër do të jetë një hap në drejtim të përmirësimit të imazhit demokratik të një vendi anëtar të BE siç është Greqia.