Borrelli bën thirrje për unitet më të madh brenda BE-së Foto: Reuters

Borrelli bën thirrje për unitet më të madh brenda BE-së

09 December 2019 12:45

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, u ka bërë sot thirrje vendeve anëtare të BE-së që të përmirësojnë unitetin dhe të zhvillojnë partneritete.

Borrelli, në mbledhjen e parë të Këshillit të BE-së që ai kryeson, deklaroi se në vend që të mbajë fjalime të gjata, ai u shkroi një letër drejtuesve të diplomacisë dhe ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të BE-së.

“Unë shpjegova qëllimet kryesore dhe metodologjinë e punës për të përmirësuar unitetin dhe zhvillimin e partneriteteve, sepse ne vetëm nuk mund të zgjidhim shumë probleme, nga ndryshimi i klimës deri te migrimi”, tha ai.

Josep Borrell mori postin e ri të ministrit të Jashtëm të BE-së më 1 dhjetor, kur ai mori presidencën e Këshillit të BE-së nga Federica Mogherini, transmeton ksp.

Në takimin e tyre të parë të kryesuar nga Josep Borrell, ministrat e Jashtëm të BE-së diskutuan për situatën në Libi dhe Bolivi, marrëveshjen bërthamore me Iranin, marrëdhëniet BE-Afrikë dhe të drejtat e njeriut.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme