Një vullkan shpërtheu në Zelandën e Re, duke lënë të vdekur së paku pesë persona dhe plagosur disa të tjerë.
Vullkani shpërtheu në Ishullin e Bardhë, nga ku u shpëtuan 23 vetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet thanë se rreth 100 persona besohet të kenë qenë pranë.
"E dimë se ka pasur një numër turistësh në dhe përreth ishullit në atë kohë, si qytetarë të vendit, ashtu edhe vizitorë", tha kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.
Ajo shtoi se policia ka nisur operacionin e kërkim-shpëtimit, porse hiri i vullkanit po i pengon përpjekjet.
Vullkani në Ishullin e Bardhë është një nga më aktivët në Zelandën e Re.
Më 3 dhjetor, ueb-faqja e monitorimit të rreziqeve gjeologjike GeoNet paralajmëroi se "vullkani mund të jetë duke hyrë në një periudhë kur aktiviteti shpërthyes ka më shumë gjasa të ndodhë", megjithëse shtoi se "niveli aktual i aktivitetit nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për vizitorët".