Botë

Amnistia e Ivanovit përplas politikën me Gjykatën Kushtetuese

Amnistia e Ivanovit përplas politikën me Gjykatën Kushtetuese
 

Nisma për rikthimin e amnistisë së ish-presidentit të Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov rikthehet sërish në Gjykatën Kushtetuese, pasi komisioni juridiko-ligjvënës refuzoi të interpretojë nenin kontestues, me arsyetimin se është i shfuqizuar që në vitin 2009 andaj edhe nuk ka nevojë që të miratohet ndonjë vendim të cilin e priste Gjykata Kushtetuese për të sjellë vendimin final.

Ish presidenti Gjorge Ivanov, më 12 prill të vitit 2016, kishte amnistuar 56 zyrtarë të lartë të qeverisë së kaluar, në mesin e të cilëve ishin ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ministra e funksionarë tjerë të lartë, por pas presioneve të shumta, amnistia ishte tërhequr një muaj më vonë.