Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar tërheqjen ushtarake në veri-lindje të Sirisë, duke u vendosur në pozicion më të qëndrueshëm me kapacitet prej 600 trupave në pjesën tjetër të vendit.
Zhvendosja është bërë pas ri-pozicionimit dhe zvogëlimit të forcave, ka njoftuar Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, transmeton KTV. Komentet e Esperit në intervistën për Reuters mund të sinjalizojnë përfundimin e një periudhe debatesh dhe pasigurisë rreth pranisë ushtarake amerikane në Siri, pas urdhrit të presidentit për tërheqje në tetor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQë atëherë, nivelet e trupave në Siri kanë rënë rreth 40 për qind. Esperi gjithashtu nuk e përjashtoi mundësinë për të ulur më tej nivelin e trupave amerikane në Siri nëse aleatët evropianë kontribuojnë në misionin e Sirisë.
Ushtria amerikane thotë se është e përqendruar në parandalimin e rikthimit të ISIS-it në Siri dhe ka kryer një operacion muajin e kaluar që çoi në vdekjen e liderit Abu Bakr al-Bagdadi.
Ndërsa Trumpi, në samitin NATO-s në Londër, tha se ai dëshiron që forcat amerikane të qëndrojnë për t’u siguruar që rezervat e naftës në Siri të mos binin në duart e grupit militant.