Protestuesit në Hong Kong mirëpresin mbrojtjen e SHBA-së

01 December 2019 20:05

Qindra protestues në Hong Kong kanë kënduar himnin amerikan dhe kanë falënderuar presidentin Donald Trump për ligjin përmes të cilit SHBA-ja përkrah protestat pro pavarësisë nga Kina.

Presidenti, në fund të muajit nëntor, nënshkroi ligjin që parandalon eksportimin e armatimit kundër protestave në Kinë, që po kundërshton protestat në Hong Kong.

Gjatë javës së fundit, situata është qetësuar kur në zgjedhjet lokale dolën fitues kandidatët pro demokracisë, transmeton KTV. Hong Kongu është përfshirë në protestat të dhunshme tash e pesë muaj.

Gjithçka nisi kundër Ligjit për ekstradim në Kinë. E protestat, më vonë, u shndërruan në thirrje për pavarësi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme