Në Utah të SHBA-së, janë gjetur dy trupa të vdekur.
Policia amerikane raporton se gruaja Jeanne Souron Mathers, 75-vjeçe, është gjetur e vdekur në shtratin e saj ndërsa burri i saj në frigorifer.
Siç raporton BBC, vdekja e saj nuk vlerësohet si e dyshimtë.
Por, oficerët që po inspektonin shtëpinë gjetën trupin e një njeriu të ngrirë në frigorifer. Ai u identifikua më vonë si burri i gruas së vdekur, Paul Edwards Mathers, 69 vjeçar, transmeton Koha.net.
Polica hedh dyshime se trupi i tij është i ngrirë me vite me radhë aty. Vdekja e tij po hetohet si e dyshimtë.
Zyrtarët kanë thënë se ende s’kanë informacione nëse gruaja është e përfshirë në vdekjen e burrit të saj.
Dyshimet e policisë amerikane janë se trupi mund të ketë qenë i ngrirë aty nga 1 deri në 11 vjet.