Botë

Gantz dështon ta krijojë Qeverinë në Izrael

Gantz dështon ta krijojë Qeverinë në Izrael

Lideri i partisë “Kaltër dhe bardh”, Benny Gantz, ka dështuar të krijojë koalicionin qeverisës, duke paralajmëruar zgjedhjet e treta për sivjet.

Gantzit iu dha mandati nga presidenti gjatë muajit tetor kur kryeministri Benjamin Netanyahu, gjithashtu, dështoi të siguronte shumicën në parlament. Deputetët tani kanë 21 ditë afat për të nominuar kandidatin që do të përkrahet nga shumica, transmeton KTV.