Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nxehtësia dhe erërat shtojnë rrezikun nga zjarret për banorët në Australi

Nxehtësia dhe erërat rrezikojnë të zgjerojnë krizën me zjarre në Australi, me tri shtete, të cilat u paralajmëruan se do të përballen me kushtet më të këqija të sezonit deri më tani. Të mërkurën, rritja e temperaturës në Australinë e Jugut nxiti alarmet “katastrofike”, e që janë niveli më i lartë.

Në disa pjesë të Victorias, janë dhënë të njëjtat paralajmërime edhe për ditën e enjte, ndërsa rreziku nga zjarri në Tasmani po rritet gjithashtu, transmeton KTV. Gjashtë njerëz kanë vdekur që nga muaji i kaluar në zjarre masive.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto zjarre në New South Wales dhe Queensland, kanë shkatërruar më shumë se 500 shtëpi dhe kanë nxitur debate mbi ndikimin e thatësirës dhe ndryshimeve klimatike.