Botë

Talibanët, “grupi terrorist më vdekjeprurës” më 2018

Talibanët, “grupi terrorist më vdekjeprurës” më 2018
Foto: AFP

Talibanët kanë qenë “grupi terrorist më vdekjeprurës” vitin e kaluar, është thënë në një sondazh të ri, teksa militantët e këtij grupi kanë shtuar aktivitetin terrorist në Afganistan.

Në raportin e titulluar, Indeksi Global për Terrorizmin 2019, i publikuar më 20 nëntor nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, me bazë në Sidney është thënë se numri i vdekjeve që u është atribuuar talibanëve është rritur për gati 71 për qind më 2018, përkatësisht në 6,103 dhe ky grup është mbajtur përgjegjës për 38 për qind të vdekjeve të lidhura me sulme terroriste në nivel global.