Zgjedhjet e dhjetorit si referendum i dytë për Brexitin, Johnson kundër Corbynit

Zgjedhjet e dhjetorit si referendum i dytë për Brexitin, Johnson kundër Corbynit

20 November 2019 11:17

Më 12 dhjetor Britania e Madhe shkon në zgjedhje të parakohshme, por që në fakt konsiderohet më shumë si një referendum i dytë për Brexit. Debati i parë televiziv mes dy rivalëve kryesorë, kryeministrit Johnson dhe laburistit Corbyn. Sondazhet e fundit tregojnë një rritje të mbështetjes për Corbynin.

Zgjedhjet e përgjithshme në Britaninë e Madhe në fakt konsiderohen si një referendum i dytë për Brexit. Në debatin televiziv mes kryeministrit Boris Johnson dhe liderit laburist Jeremy Corbyn, për zgjedhjet e 12 dhjetorit në Mbretërinë e Bashkuar u diskutua vetëm për një gjë: daljen e vendit nga Bashkimi Europian.

Johnson mbrojti me çdo argument marrëveshjen e tij ndërsa Korbin tha se do të rinegocionte një marrëveshje të re me Bashkimin Europian dhe do të rivendosë sërish në duart e britanikëve një referendum për Brexit.

Johnson u shpreh se nëse Londra merr atë që do nga Brexit, vendi do të dalë i paprekur – Angli, Skoci, Wells, Irlandë e veriut – dhe se ka një ndryshim të madh mes asaj që ai propozon dhe qëndrimit të Korbin i cili ende nuk thotë se në cilën anë do të bëjë fushatën elektorale.

Por ky i fundit këmbënguli në idetë e tij duke thënë se Brenda tre muajsh do të rinegociojë një propozim të besueshëm për daljen e vendit nga BE, dhe Brenda gjashtë muajsh do të mbahet një referendum i dytë. Pasi sipas tij do të jetë populli britanik që do të vendosë për daljen nga Bashkimi europian.

Në fund të dy kanë shtrënguar duart, ndërsa mediat britanike raportojnë se Korbin është rritur ndejshëm në sondazhe. Pas një ore debate, sondazhet treguan se publiku mbështeste 51% Johnson dhe 49% Korbin.

Ndërkohë janë parashikuar debate të tjera televizive para zgjedhjeve, si ai 6 dhjetorit sërish me Johnson dhe Corbyn. Ndërsa në fund do të ketë një debat mes të gjithë liderëve dhe ata të partive të vogla./abcnews.al

Komentet

Shto koment

Të ngjashme