Trump edhe Japonisë i kërkon të katërfishojë pagesën për ushtrinë amerikane

Trump edhe Japonisë i kërkon të katërfishojë pagesën për ushtrinë amerikane

16 November 2019 11:26

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka kërkuar Japonisë që të katërfishoj pagesën vjetore për forcat amerikane të stacionuara atje, në rreth 8 miliardë dollarë, raporton ‘Foreign Policy’.

Kjo është bërë si pjesë e përpjekjeve të Washingtonit për të rritur pagesat e aleatëve të saj për ushtrinë e tyre, transmeton Koha.net.

Marrëveshja e tanishme, që mbulon qëndrimin e 54 mijë ushtarëve amerikanë në Japoni do të skadojë në mars të 2021.

Nga ministria e mbrojtjes Japoneze, raporton Reuters, kanë thënë se ky raportim është i gabuar dhe se nuk ka pasur negociata SHBA-Japoni për ndonjë marrëveshje të re.

Sipas agjensisë së lajmeve japoneze Kyodo, zyrtarët Japonezë i kanë thënë Boltonit, që rritja është ‘jo reale’, duke thënë se Japonia tashmë paguan më shumë se çdo aleatë tjetër.

Një zyrtar nga departamenti i shtetit të SHBA-së, siç raporton BBC, nëpërmes një emaili për ta ka thënë se: “Presidenti e ka bërë të çartë që aleatët e partnerët duhet të kontribuojnë më shumë në mbrojtjen e tyre të përbashkët”.

Lexoni edhe: Trump trondit aleancën me Korenë e Jugut, u kërkon të paguajnë 400% më shumë për qëndrimin e ushtarëve amerikanë

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme