shekulli histori gjermane në një minutë: muri që ndan Gjermanitë dhe patrullat e frikshme ushtarake qëndrojnë përpara murit të padepërtueshëm. Muri fillon të çahet, gurët nisin të rrokullisen, muri bie dhe njerëzit shpërthejnë në festë për lirinë dhe paqen.
Ky ishte animacioni i projektuar në ndërtesën më të lartë të sheshit kryesor në Seul, aty ku pos tjerash u ndodhet edhe ndërtesa e Ambasadës së Gjermanisë, me rastin e shënimit të 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit më 9 nëntor, raporton Deutsche Welle, përcjell Koha Ditore. Me këtë projeksion, Ambasada gjermane dëshironte që të tërhiqte sa më shumë vëmendje që ishte e mundur për ngjarjen në metropolin aziatik prej më se dhjetë milionë banorësh.
Shumica e koreanojugorëve veç e dinin historinë e fundit gjermane, të paktën në vija të trasha, meqë shumë gjëra lidhur me ngjarjen për ta ngrinin një lloj krahasimi, në shikim të parë: Ndarja ishte produkt i luftës, dy zonat ishin krejtësisht të ndryshme si ekonomikisht ashtu edhe politikisht – me mrekullinë ekonomike që kishte mbërthente jugun dhe ngecja veriun komunist.
Sidoqoftë, vija ndarëse midis Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut është shumë më e madhe se ajo që ishte midis Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore. Për tre vjet radhazi, dy anët zhvilluan një luftë të përgjakshme me njëra-tjetrën. Dhe qëkur Gadishulli Korean zyrtarisht është ndarë, mes tyre faktikisht nuk ka pasur fare kontakte, kurrfarë këmbime diplomatike apo qoftë edhe letrash – por në vend të kësaj ka mbizotëruar një izolim i tërësishëm dhe provokime të vazhdueshme. Më gjerësisht në shqip, mund të lexoni sot në Koha Ditore.
-
16 nëntor 2019 12:53
-
Shpërndaje në: