Botë

Normalizimi i politikave të së djathtës ekstreme në Poloni

Më 11 nëntor, rrugët e Varshavës u mbushën me flamuj bardhë e kuq teksa shkëlqimi i flakadanëve ndriçoi qytetin.

Çdo vit, me mijëra polakë festojnë pavarësinë dhe kthimin e vendit në hartën politike, pas 123 vjetësh shkëputjeje, duke marrë pjesë në tubimin më të madh patriotik në Evropë – Marshin e Pavarësisë.

Organizuar prej grupeve nacionaliste polake, gjatë dhjetë vjetëve të fundit kjo ngjarje ishte vetëm një organizim në të cilin e djathta ekstreme, nacionalistët ekstremistë, por edhe qytetarët e rëndomtë mund të mblidheshin për ta festuar identitetin kombëtar, raporton Al Jazzeera, përcjell koha.net. Viteve të fundit, retorika raciste, antiimigrante dhe antiliberale e marshit është gërshetuar me slogane të krishtera. Ama sivjet marshi ishte ndryshe. Atmosfera e zakonshme luftëdashëse është venitur.

Fjalimet, derisa ende të vrullshme, kësaj radhe në vend se të marrin në shënjestër emigrantët u përqendruan në mbrojtjen e vlerave të krishtera, traditës dhe familjeve polake karshi kërcënimit të perceptuar prej ideologjive progresive – që i bie të jenë arsimimi liberal seksual, hapja ndaj komuniteteve LGBT+ dhe lëvizjes prozgjidhje.

Ndonëse shumica e grupeve radikale ishin të pranishme, diçka kishte ndryshuar.