Partia qeverisëse në Bolivi u ka bërë thirrje mbështetësve të saj për të mbrojtur presidentin Evo Morales, pasi policia në disa qytete iu bashkua protestave kundër tij.
Demonstruesit akuzojnë liderin e kamotshëm Morales, për manipulimin e zgjedhjeve të muajit të kaluar, me qëllim për të siguruar një mandat të katërt, raporton KTV.
Së fundmi, protestuesit e opozitës shkatërruan dy media të udhëhequra nga shteti në La Paz dhe e detyruan stafin të largohej.
Ndërsa Morales mohon çdo keq bërje dhe thotë se nuk do të japë dorëheqje.