Botë

SHBA-ja thotë se paratë e naftës në Siri do t'i marrin kurdët

SHBA-ja thotë se paratë e naftës në Siri do t'i marrin kurdët

Pentagoni thotë se të ardhurat nga fushat e naftës në veri-lindje të Sirisë - që mbrohen nga forcat e SHBA-së - do të shkojnë për luftëtarët aleatë kurdë dhe jo në arkat e Uashingtonit.

"Të ardhurat nuk do të shkojnë në SHBA, ato do t'i shkojnë SDF-së", tha zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman, duke iu referuar Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët.