Botë

Turqia kërcënon se do të lëshojë drejt Evropës refugjatët sirianë nëse BE-ja s’e ndihmon

Turqia kërcënon se do të lëshojë drejt Evropës refugjatët sirianë nëse BE-ja s’e ndihmon

Turqia duhet të hapë derën e Evropës për refugjatët sirianë nëse Bashkimi Evropian nuk i siguron Ankarasë mbështetje të mjaftueshme, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdogan, duke shtuar se Turqia nuk mund të bartë e vetme barrën.

Turqia dëshiron të krijojë një “zonë të sigurt” në veri-lindje të Sirisë, ku deri në 2 milionë refugjatë sirianë mund të lëvizin pasi rajoni të “pastrohet nga milicia kurde”.