Botë

Fushatë e vrazhdë zgjedhore në Britaninë e Madhe

Fushatë e vrazhdë zgjedhore në Britaninë e Madhe

Boris Johnson është i njohur për sulmet e tij verbale. Në luftën për të fituar çdo votë, ai po provon tani metoda të tjera. Në Britaninë e Madhe ka filluar ndërkohë zyrtarisht fushata zgjedhore.

Brexiti vjen në muajin pas zgjedhjeve, kreu i laburistëve, Jeremy Corbyn krahasohet me diktatorin sovjetik, Stalin, dhe opozita nuk ka gjë tjetër në mendje veçse të shkatërrojë pasurinë britanike - deklaratat e Boris Johnsonit nuk sinjalizojnë asgjë të mirë për fushatën e shkurtër zgjedhore në Britaninë e Madhe.