Dymbëdhjetë migrantë, nga të cilët 11 sirianë dhe një sudanez, u gjetën të fshehur në një kamion frigoriferik që transportonte fruta e perime, dje në Belgjikë, vetëm pak ditë pas zbulimit të 39 migrantëve të vdekur në një kamion të tillë, u raportua nga policia federale belge.
Policia u njoftua nga shoferi i kamionit, që kishte dyshuar për praninë e migrantëve në automjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBelgjika është një rrugë e njohur tranziti për migrantët dhe rrjetet e trafikantëve, që kërkojnë të përfitojnë nga afërsia e saj me Britaninë e Madhe.
Shumicën e herëve, migrantët e paligjshëm, që kërkojnë të kalojnë La Manshin, drejtohen nga kontrabandistët nëpër parkingjet e autostradës, ku përpiqen të fshihen natën në kamionë që shkojnë drejt Britanisë së Madhe/AFP.