Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogan: Turqia nuk e njeh Rezolutën amerikane për gjenocidin mbi armenët

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha sot se parlamenti i vendit do t'i përgjigjet një rezolute për gjenocidin armen të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA, si dhe një propozim për vendosjen e sanksioneve ndaj Ankarasë zyrtare.

"Turqia nuk e njeh rezolutën, e cila nuk ka asnjë vlerë për Ankaranë," tha Erdogan, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan miratoi një rezolutë duke pranuar zyrtarisht se masakra e armenëve një shekull më parë nga Perandoria Osmane ishte një gjenocid, të cilin Turqia e dënoi me forcë.

Është miratuar gjithashtu një rezolutë që i bën thirrje presidentit Donald Trump të vendosë sanksione dhe kufizime të tjera për Turqinë dhe zyrtarët turq për shkak të ofensivës në veri të Sirisë.