Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

DASH nuk e ndryshon qëndrimin për çështjen e vrasjes së armenëve

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se rezoluta e miratuar së fundmi në Kongres për të njohur gjenocidin ndaj armenëve nuk pasqyron politikën e administratës së presidentit Donald Trump.

Në një deklaratë të shkurtër të martën, Departamenti i Shtetit tha se qëndrimi i administratës Trump për këtë çështje është i pandryshuar.

Senati votoi njëzëri javën e kaluar për të njohur si gjenocid vrasjen masive të më shumë se 1 milion armenëve nga turqit osmanë një shekull më parë. Dhoma e Përfaqësuesve kishte miratuar më parë një projekt-ligj të ngjashëm me gjithë protestat e ashpra të aleatit të NATO-s, Turqisë.

“Pozicioni i administratës nuk ka ndryshuar”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus në një deklaratë të shkurtër me vetëm dy fjali. “Pikëpamjet tona pasqyrohen në deklaratën përfundimtare të presidentit për këtë çështje prillin e kaluar”.

Më 24 Prill, presidenti Donald Trump përkujtoi Ditën e Kujtimit të Armenëve me një deklaratë që nderonte “kujtimin e atyre që vuajtën në një nga mizoritë më të këqija masive të shekullit të 20-të”.

Në përputhje me politikën tashmë të njohur amerikane, deklarata nuk përdorte termin “gjenocid”.

Edhe Senati amerikan miratoi rezolutën për gjenocidin ndaj armenëve, zemërohet Turqia Botë Senati amerikan miratoi rezolutën për gjenocidin ndaj armenëve, zemërohet Turqia

Rezoluta e Senatit pasoi një votim të një komisioni të Senatit për të vendosur sanksione ndaj Turqisë pas ofensivës së saj në Siri dhe blerjes së sistemit raketor rus S-400.

Synimi i Kongresit ishte të nxiste presidentin Trump të merrte një linjë më të ashpër ndaj presidentit turk Reccep Tayyip Erdogan.