Botë

HRW: Sanksionet e SHBA-së minojnë të drejtën e iranianëve për shëndet

HRW: Sanksionet e SHBA-së minojnë të drejtën e iranianëve për shëndet
Foto: AFP

Sanksionet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump ndaj Iranit kanë kufizuar në mënyrë drastike aftësinë e këtij shteti për të financuar importin e ilaçeve, çka ka ndikuar në kërcënimin e të drejtave të banorëve të Iranit për qasje në kujdes shëndetësor, ka thënë organizata ndërkombëtare, Human Right Watch në një raport të publikuar më 29 tetor.

Në raportin 47-faqësh, të titulluar “Presion maksimal: Sanksionet amerikane minojnë të drejtën e iranianëve për shëndet”, dokumenton se si kufizimet e krijuara në transaksionet financiare kanë kulmuar me retorikë agresive nga zyrtarë amerikanë.