Stoltenberg: Vdekja e Baghdadit hap i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit

Stoltenberg: Vdekja e Baghdadit hap i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit

27 October 2019 21:06

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka quajtur njoftimin për vdekjen e liderit të ISIS-it si “hap të rëndësishëm” në luftën kundër “terrorizmit ndërkombëtar”.

“Njoftimi i Shteteve të Bashkuara për operimin kundër Abu Bakr al-Baghdadit është hap i rëndësishëm në përpjekjet tona kundër terrorizmit ndërkombëtar”, ka shkruar ai sot në Twitter.

“NATO mbetet e përkushtuar në luftën kundër armikut tonë të përbashkët ISIS”, ka shtuar më tej Stoltenberg.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme