Është identifikuar përkatësia kombëtare e 39 trupave të pajetë, që u gjetën brenda kamionit frigorifer drejt Anglisë.
Raportohet se të 39 personat e gjetur të vdekur në kamionin e tmerrit, drejt Anglisë, janë shtetas kinezë, përcjell Panorama.
Sipas BBC, policia po vazhdon të marrë në pyetje shoferin e kamionit Mo Robinson, 25 vjeç, i cili u arrestua nën dyshimin e vrasjes.
Oficerët në Irlandën Veriore kanë bastisur dy shtëpi dhe Agjencia Kombëtare e Krimit tha se po punonte për të identifikuar “grupet e krimit të organizuar që mund të kenë luajtur një rol”.
Stafi i ambulancës zbuloi kufomat e 38 të rriturve dhe një adoleshenti në kamion në Parkun Industrial Waterglade në Grays, pas alarmit qe u dha.
Traileri mbërriti në Purfleet nëpërmjet lumit Thames, nga Zeebruge e Belgjikës.
-
Edhe dy arrestime për 39 trupat e pajetë të gjetur në kamionin në Britani
-
Kthehen në Vietnam 16 nga 39 kufomat e gjetura në një kamion në Britani
-
39 viktimat në kamionin në Londër dyshohet se janë nga Vietnami
-
Franca fajëson trafikantët për tragjedinë në kanalin anglez
-
4 të dënuar me mbi 78 vjet burgim për vrasjen e 39 imigrantëve në një kamion në Britani të Madhe