39 persona të vdekur gjenden në një kamion të ardhur nga Bullgaria në Britani

Policia britanike s’arrin t’i identifikojë 39 viktimat, hap qendër thirrjesh për ndihmë

23 October 2019 11:00
15:39

Policia e Essex ka ngritur një qendër të posaçme për të pranuar telefonata nga shtetas britanikë dhe të huaj, të cilët mund të jenë të shqetësuar për të afërmit e tyre pas tragjedisë ku 39 njerëz humbën jetën brenda një kamioni.

Për njerëzit brenda Britanisë numri është: 0800 056 0944 – ndërsa të huajt mund të telefonojnë në numrin: 0207 158 0010.

Autoritetet nuk kanë mundur ende që të zbulojnë identitetet e viktimave, madje nuk japin informacion as për shtetin nga dyshohet se janë nisur.

Ajo që dihet deri më tani është se kamioni është nga Bullgaria dhe ka hyrë në Britani nga porti i Holyhead, në Uells, 300 milje larg nga vendi ku u identifikua nga autoritetet.

Zona e Essex është populluar kryesisht nga emigrantë me prejardhje nga Bagladeshi, shtet në Azi, gjithsesi, autoritetet vendase nuk kanë dhënë asnjë detaj mbi shtetësinë e viktimave.

14:04

Policia britanike nuk ka konfirmuar shtetësinë e 39 viktimave të gjetura në kamion

Policia britanike nuk ka arritur ende të identifikojë shtetësinë e 39 viktimave të gjetur brenda një kamioni në jugperëndim të vendit, të cilët dyshohen se janë emigrantë. Pippa Mills, zv.Shefe e Policisë në Grays theksoi se të gjithë personat brenda në kamion kanë ndërruar jetë.

E pyetur nëse autoritetet kanë arritur të zbulojnë shtetësinë e viktimave, Mills tha se kjo ka qenë e pamundur, por Policia e ka vendosur prioritet kryesor identifikimin e trupave.

Policia e Essex deklaroi më herët se ka qenë shërbimi i ambulancës që e lajmëroi në orën 1:40 për një kamion të mbushur me njerëz, që qëndronte brenda parkut industrial të Waterglade. E pyetur se kush e ka njoftuar ambulancën, zyrtarja e policisë tha se nuk e kishte ende këtë informacion.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka deklaruar se Ambasada në Londër po bashkëpunon me autoritetet për ngjarjen, pasi kamioni besohet se ka mbërritur pikërisht nga shteti ballkanik.

Zona e Essex është populluar kryesisht nga emigrantë me prejardhje nga Bagladeshi, shtet në Azi, gjithsesi, autoritetet vendase nuk kanë dhënë asnjë detaj mbi shtetësinë e viktimave.

11:00

39 persona të vdekur gjenden në një kamion të ardhur nga Bullgaria në Britani

Janë gjendur 39 persona të vdekur në një kontinier kamioni në Thurrock të Essex në Britani.

Trupat janë gjetur në një parking industrial kamionësh, raporton Dailymail. Mësohet se kamioni ka ardhur nga Bullgaria e ishte duke shkuar për në Holyhead të Walesit.

Një 24 vjeçar nga Irlanda Veriore është arrestuar si i dyshuar për vrasje, transmeton Koha.net.

Kryeinspektori Andrew Mariner në një deklaratë për gazetën Thurrock ka thënë se “ky është një incident tragjik ku një numër i madh i njerëzve kanë humbur jetën".

"Hetimet tona janë duke vazhduar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Jemi në proces të identifikimit të viktimave, dhe ky do të jetë një proces i gjatë. Ne besojmë se kamioni vinte nga Bullgaria dhe ka hyr në shtet nga Holyhead më 19 tetor, ne jemi duke punuar së bashku me partnerët tanë për të hetuar. Kemi arrestuar shoferin e kamionit në lidhje me këtë rast e i cili do të mbahet nën arrest përderisa hetimet tona vazhdojnë”, ka thënë ai.

Policia aktualisht ka mbyllur për qarkullin zonën rreth parkut industrial, Waterglade në Grejs, ku është gjetur kamioni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme