Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kthehen në Vietnam 16 nga 39 kufomat e gjetura në një kamion në Britani

Gjashtëmbëdhjetë kufoma të 39 personave vietnamezë që u gjetën të vdekur muajin e kaluar në një kamion në Britaninë e Madhe, sot janë kthyer në Vietnam.

Kufomat e migrantëve të dyshuar ilegalë u gjetën në kamion në një park industrial në Thurrock, në perëndim të Anglisë më 23 tetor.

Sipas të përditshmes "Viet Nam News", një avion i Vietnam Airlines ka kthyer në kryeqytetin Hanoi mbetjet e 16 viktimave.

Zyrtarët vietnamezë morën kufomat që më vonë u transportuan me ambulanca në vendbanimet e tyre përkatëse për funeralet e duhura, transmeton AA.

Raporti thekson se 23 trupat e mbetura do të riatdhesohen në ditët e ardhshme në grupe të ndryshme.

Disa njerëz, përfshirë Maurice Robinson, 39 vjeç, shoferi i kamionit, u arrestuan dhe u akuzuan lidhur me ngjarjen.

Edhe 39 viktimat në kamionin në Londër dyshohet se janë nga Vietnami Botë 39 viktimat në kamionin në Londër dyshohet se janë nga Vietnami

Robinson nga Irlanda e Veriut, u deklarua fajtor për komplotin për të ndihmuar emigracionin e paligjshëm.

Policia britanike dhe ajo vietnameze vazhdojnë të hetojnë incidentin dramatik.