Botë

Dënim me vdekje për 16 personat që dogjën një vajzë në Bangladesh

Një gjykatë në Bangladesh dënoi 16 vetë me vdekje për vrasjen e një vajze, e cila e akuzoi mësimdhënësin e saj për ngacmim seksual.

Nusrat Jahan Rafi, 19 vjeçe, vdiq në prill në Feni, qytet rreth 160 kilometra larg kryeqytetit Daka.

LEXO EDHE: Digjet e gjallë pasi raportoi në polici se u ngacmua seksualisht nga drejtori

Asaj iu bë presion të tërheqë akuzat dhe pasi refuzoi u dogj nga një grup burrash. Mësimdhënësi i akuzuar është në mesin e të dënuarve.

Vrasja e saj tronditi Bangladeshin dhe çoi në një seri protestash që kërkonin drejtësi.

Gjykimi ka qenë ndër më të shpejtët, pasi rastet e tilla zakonisht marrin vite në Bangladesh.

Ngacmimi seksual mendohet të jetë relativisht i zakonshëm në këtë vend.

Një raport nga organizata bamirëse ActionAid, në fillim të këtij viti, zbuloi se 80% e grave që punojnë në industrinë e veshjeve në Bangladesh kanë parë ose kanë përjetuar dhunë seksuale në punë.