Botë

Policia në Britani gjen 9 persona të gjallë në një kamion

Foto: Sky News

Policia në Kent, në Anglinë juglindore, ka gjetur nëntë persona të gjallë në rimorkion e një kamioni në një autostradë të mërkurën, ka raportuar “Sky News”.

“Nëntë persona tani po kontrollohen si masë përkujdesjeje nga Shërbimi Ambulantiv i Bregut Juglindor para se t’u kalojnë oficerëve të imigracionit të Zyrës së Brendshme”, ka cituar “Sky” një zëdhënës policie, transmeton Koha.net.

Më herët gjatë ditës, policia në Essex, që është afër Kentit, gjeti trupat e pajetë të 39 personave brenda një kamioni dhe atestoi shoferin nën dyshimin për vrasje.