Botë

Morales shpall fitoren në zgjedhjet presidenciale në Bolivi, shpërthejnë protestat

Morales shpall fitoren në zgjedhjet presidenciale në Bolivi, shpërthejnë protestat
 

Evo Moralesh shpalli fitoren e tij në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Bolivi, duke marrë në dorëzim mandatin e katërt në krye të shtetit. Por mbështetësit e opozitës pretendojnë për një balotazh mes tij dhe rivalit kryesor Mesa. Gjatë protestave të shpërthyera ka pasur përplasje fizike mes mbështetësve të dy kandidatëve.

Protesta në shesh dhe përplasje fizike në gjashtë nga nëntë province në Bolivi pas shpalljes nga ana e gjykatës elektorale të një fitoreje në raundin e parë të zgjedhjeve të presidentit aktual Evo Morales. Ai është në pushtet prej 13 vitesh.