Nëntëmbëdhjetë detarë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në një incident "zjarri miqësor" midis dy luftanijeve iraniane.
Mediat shtetërore iraniane kanë bërë të ditur se një raketë e re kundër anijeve që po testohej nga frigata “Jamaran” goditi anijen “Konarak”, të dielen në Gjirin e Omanit, raporton BBC, transmeton KOHA.
Aksidenti ka ndodhur gjatë një trajnimi pranë Ngushticës së Hormuzit. Forcat e armatosura të Iranit zakonisht stërviten në rrugë ujore strategjike.
Anija Konarak u godit të dielen gjatë pasdites me një raketë gjatë një stërvitjeje ushtarake në ujërat e Bandar-e Jask në brigjet e jugut të Iranit, ka njoftuar televizioni shtetëror.
Ky incident ndodhi afër portit të Jaskut, rreth 1.270 kilometra në jug-lindje të Teheranit, në Gjirin e Omanit, ka transmetuar televizioni shtetëror.
“Jamaran” dhe “Konarak” thuhet se i përkasin forcave detare të ushtrisë iraniane.
-
Sulme të reja mes SHBA-së dhe Iranit, tensionet afrohen drejt një lufte të hapur
-
SHBA-ja dhe Irani në luftë për Ngushticën e Hormuzit
-
Irani sulmon vendet e Gjirit pas sulmeve të reja të SHBA-së
-
SHBA-ja kryen sulme të reja ndërsa Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit
-
Sulmet e SHBA-së lënë tre indianë të vdekur në Gjirin e Omanit