Maqedonia me qeveri teknike nga 3 janari, Spasovski mund të jetë kryeministri i ri Foto: Kurir.mk

Maqedonia me qeveri teknike nga 3 janari, Spasovski mund të jetë kryeministri i ri

21 October 2019 11:44

Më 12 prill të vitit të ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Ky vendim vjen pasi që vendi dështoi të marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në. Në takimin e liderëve u caktua data e zgjedhjeve, pas një kompromisi me partitë politike parlamentare, raporton tch.

Por, këto zgjedhje do të organizohen nga një qeveri teknike, sipas marrëveshjes së Përzhinës të vitit 2015.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, qeveria teknike ka mandat 100 ditësh për organizimin e zgjedhjeve, ndërsa kryeministri teknik do të jetë i nominuar nga partia që deri tani ka udhëhequr Qeverinë, gjegjësisht nga LSDM-ja.

Një nga emrat që është lakuar për kryeministër teknik është Oliver Spasovski ose një kandidat tjetër nga socialdemokratët.

Ndërsa VMRO-DPMNE-së, si partia kryesore opozitare, do t’i takojë posti i ministrit të Brendshëm, ministria e Bujqësisë, ministria e Punës Sociale si dhe poste zëvendësministrash.

Poste ministrore do të ketë edhe për opozitën shqiptare.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme