Botë

Suedia, shteti në të cilin nuk flitet për pasurinë

Në lagjen më të pasur të Stokholmit, “Ostermalm”, jahte private dhe bare lundruese përqafojnë bregdetin.

Bulevardi me lisa, “Strandvagen”, krenohet me disa nga pasuritë e patundshme më të shtrenjta në kryeqytetin suedez, e po ashtu edhe me butikët ekskluzivë dhe restorantet e pavarura. Aty pranë, ndërtesat e shekullit tetëmbëdhjetë janë kthyer në shtëpi luksoze, zyre dhe bare private.

Zona është e mbushur me njerëz me syze dielli, projektuar që të zbusin diellin e vjeshtës. Por të gjesh dikë që flet rehat për pasurinë e tij është pothuajse e pamundur, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.

"Unë nuk do t'ju tregoj sa fitoj, sepse nuk e di pse duhet bërë këtë", thotë 30-vjeçari Robert Ingemarsson, i cili punon në marketing. I pyetur se çfarë bën me paratë e tij, ai thotë: “Unë i shpenzoj ato në aksione. Më pëlqen të investoj ”.

Victor Hesse, 24 vjeç, i cili po bën pazar, thotë se ai do të fillojë një program ndërkombëtar talentesh për një markë të madhe suedeze. Por, i pyetur për pagën e tij, ai thotë: "Është e dhënë e klasifikuar".

Tregimet e zakonshme për Suedinë priren të nxjerrin në pah demokracinë e saj sociale, taksat e larta, të ardhurat e ulëta dhe pabarazinë sipas standardeve globale.

Por derisa ky stereotip është i rrënjosur, hendeku midis të pasurve dhe të varfërve është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga vitet nëntëdhjetë. Njëzet për qind e klasës së lartë tani fitojnë katër herë më shumë se njëzet për qind të klasës së ulët.

Të ardhurat e larta janë një simbol i suksesit në shumë shtete, por suedezët kanë një mospëlqim të madh kur bëhet fjala për të biseduar për paratë. Përpjekjet tona të vazhdueshme për të bërë intervista me të rinj dhe me suedezë të pasur rezultuan të ndërlikuara.

Prapa kamerave, njerëzit ishin të lumtur të flisnin për shtëpinë e madhe të dytën, jahtet familjare, makinat sportive ose shampanjat në klubet e natës, por kthimi i komenteve të tyre në një prononcim zyrtar ishte një luftë....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)