Zyrtarët britanikë dhe ata të Bashkimit Evropian rifilluan bisedimet për të arritur marrëveshje për BREXIT-in, vetëm disa orë pasi përfunduan bisedimet e fundit.
Të martën mbrëma nuk ishte e qartë nëse ata do të arrinin marrëveshje para samitit të liderëve evropianë të enjten, transmeton KTV. Zyrtarët e përfshirë në ndarjen komplekse mes ekonomisë së pestë më të madhe në botë dhe bllokut të saj më të madh tregtar, thanë se ndryshimet në lidhje me kushtet e daljes ishin të ndjeshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPlani i Britanisë për t'u larguar nga BE-ja, i ka shtuar problemet për bllokun e përfshirë nga euroskepticizmi, pabarazitë ekonomike dhe fluksi i emigrantëve.
Pika kryesore e bisedimeve ka qenë kufiri mes anëtares së BE-së, Irlandës, dhe provincës britanike të Irlandës Veriore.