Botë

Dënohen me burgim pesë gra që deshën të shpërthejnë një makinë-bombë te Notre-Dame

Pesë gra franceze janë dënuar me burgim në lidhje me përpjekjen e tyre për të shpërthyer një makinë bombë afër katedrales së Notre-Damet në Paris, në vitin 2016.

Rasti thuhet se është i pari që përfshin një grup grash që përpiqeshin të realizonin sulm terrorist në Francë. Ato nuk arritën të ndiznin pajisjet e vendosura në automjet, transmeton KTV.

Përndryshe, më 4 shtator të 2016-s, policia u njoftua për një veturë të braktisur Peugeot 607.

Vetura ishte parkuar pranë katedrales, e cila ndodhet në një nga vendet më të frekuentuara turistike të Parisit.