Botë

Katet e sipërme kolapsojnë, një i vdekur e tre të zhdukur në New Orleans

Një person ka vdekur dhe 18 të tjerë janë lënduar në New Orleans të Shteteve të Bashkuara, pasi janë shembur katet e sipërme të një ndërtese.

Hoteli që është duke u meremetuar, filloi të shembej pak minuta pasi punëtorët nisën punën, transmeton KTV. Mediat lokale raportuan se tre persona janë zhdukur, teksa ekipet e shpëtimit kanë angazhuar edhe qentë për gjetjen e tyre.

Shkaqet e këtij aksidenti ende nuk dihen ndërsa banorët janë lutur që t’i shmangen zonës së ndërtesës.

Hoteli Hard Rock International tha se nuk është i përfshirë në ndërtimin e këtij objekti shumëkatësh.