Botë

Merkeli i kërkon Erdoganit të ndalojë menjëherë operacionet ushtarake në Siri

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një bisedë telefonike të dielën me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, i ka thënë këtij të ndalojë menjëherë operacionet ushtarake në veri të Sirisë, ka thënë një zëdhënëse e qeverisë gjermane, raporton Reuters.

“Kancelarja ka kërkuar ndalim të menjëhershëm të operacionit ushtarak”, ka thënë zëdhënësja në komunikatë, transmeton Koha.net.