Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron se ISIS-i mund të “ringjallet” Foto: Ilustrim

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron se ISIS-i mund të “ringjallet”

13 October 2019 13:26

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, i cili kishte dhënë dorëheqje nga ky post për shkak të mospajtimeve me presidentin Donald Trump, ka paralajmëruar se grupit militant Shteti Islamik mund të “ringjallet” pas vendimit të Trumpit për të tërhequr trupat nga verilindja e Sirisë.

“Ne duhet të vazhdojmë presionin ndaj ISIS-it në mënyrë që ata të mos rikuperohen”, tha Mattis për NBC News.

“Ne ndoshta duam që lufta të marrë fund, ne ndoshta edhe deklarojmë se lufta ka marrë fund. Mund të tërhiqni trupat siç presidenti (Barack) Obama e mësoi në mënyrë të vështirë në Irak, por ne në ushtri themi se ‘armiku po ashtu ka të drejtën e votës’. Dhe në këtë rast, nëse ne nuk vazhdojmë presionin, ISIS-i do të ringjallet. Ata do të rikthehen”, tha Mattis, transmeton REL.

Presidenti amerikan, Donald Trump është përballur me kritika pas vendimit për të tërhequr trupat amerikane nga kjo zonë, ku bashkëpunonin me forcat kurde të cilët luftojnë kundër IS-it.

Kritikët e kanë akuzuar Trumpin se ka tradhtuar aleatët kurdë, të cilët po përballen me sulme nga ushtria turke, që ka nisur ofensivë në veri të Sirisë. Ankaraja i konsideron luftëtarët kurdë terroristë dhe ka kërcënuar se do t’i largojë nga rajoni.

Ligjvënësit republikanë dhe ata demokratë kanë paralajmëruar se vendimi i Trumpit do të çojë në ringjalljen e IS-it. Forcat kurde vlerësohet se kanë 10 mijë pjesëtarë të burgosur të IS-it dhe ekspertët kanë frikë se ata do të ikin nga burgjet, teksa kurdët zhvillojnë betejë me forcat turke.

Komentet

Vakti05/11/2019 17:30

Ringjallja e ISIS-it ashtë realitet. Këtë së fundmi e mundësoi edhe SHBA-ja me tradhëtinë ndaj Kurdëve. Tëheqja e SHBA-ve dhe agresioni turk mbi kurdët ashtë vrasje për popujt e robëruar. Ashtë e tmerrshme të sulmosh njerëzit që ma së shumti në "kualcionin botërorë kundër terrorizmit" luftuan virusin e quajtur ISIS. Prandaj të gjitha ngjarjet e fundit në Siri, kanë vetëm një fitues, ky fitues famkeq ashtë Rusia. Në një të ardhe ky fitues do të i kthehet bumerang edhe Amerikes. Sepse kjo ashtë edhe stratexhia e aleances Ruso-Turke. Prandaj kjo ashtë edhe një traxhedi plus për popujt e robëruar e që kërkojnë Liri dhe pasojë e fenomenit Trump dhe slloganit të tij "Fërst Amerika".

Shto koment

Të ngjashme