“Qyteti i ndaluar” sovjetik në zemër të Evropës

“Qyteti i ndaluar” sovjetik në zemër të Evropës

13 October 2019 13:05

Thellë në brendinë e një pylli rrethuar me pisha në lindje të Gjermanisë, një shtatore e Leninit i bën ende “roje” godinës ngjyrë limoni, ku dikur ishin rehatuar prej Kaiser Willhelmit të dytë deri te nazistët e sovjetikët, shkruan CNN.

Kompleksi i braktisur ushtarak – i njohur si Qyteti i ndaluar – fshihet prapa një porte gjigante në qytetin e qetë Wünsdorf. Ka mbetur bosh që kur ushtarët e fundit rusë u larguan që aty 25 vjet më parë, pas rënies së Perdes së Çeliktë. Ama e këtillë nuk ishte përherë. Vendi dikur strehonte mbi 40 mijë ushtarë sovjetikë, për ta përfituar madje nofkën “Moska e vogël e Gjermanisë Lindore”, thotë ciceroni turistik Werner Borchert.

Rreth 50 mijë trupa sovjetike ishin stacionuar përreth Republikës Demokratike të Gjermanisë – njohur ndryshe si Gjermania Lindore – gjatë Luftës së Ftohtë, dhe kjo bazë e përhumbur ushtarake e fshehur ndër pyje ishte selia e tyre e përgjithshme, transmeton Koha Ditore.

Mjerim për ushtarë, luks për oficerët e lartë

“Ishte e mbushur me shkolla, dyqane”, thotë Borchert (67), teksa cigarja i viret përskaj buzëve. Vitrinat e dyqaneve qenë të mbushura me “produkte sovjetike, revista sovjetike”, thotë ai. Dhe të gjitha këto fshiheshin prapa një muri 17-kilometërsh, vetëm pak minuta vozitje larg kryeqytetit Berlin.

Përkundër të mirave që vinin nga mëmëdheu, jeta asokohe ishte tejet e kufizuar për ushtarët që ishin të stacionuar aty për dy apo tre vjet. “Nuk kishte pushime, as vizita nga të dashurat apo familjarët”, thotë Borchert.

Megjithatë, kishte linja të përditshme treni që qarkullonin drejt kryeqytetit sovjetik. Për oficerët e rangut të lartë dhe shoqëruesit e tyre, bashkëshortet dhe fëmijët, puna ishte krejtësisht ndryshe. Ata stacionoheshin aty për më se 12 vjet dhe gëzonin lukse më të mëdha, si pishinat e mëdha dhe teatrin....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme