Botë

Macroni paralajmëron se ofensiva turke në Siri mund ta ringjallë ISIS-in

Macroni paralajmëron se ofensiva turke në Siri mund ta ringjallë ISIS-in
 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka ripërsëritur thirrjen e tij ndaj Turqisë, që të ndalë ofensivën ushtarake në Siri, duke paralajmëruar se kjo mund të çojë në ringjalljen e aktivitetit të grupit militant, Shteti Islamik (IS).

Macron i bëri këto deklarata gjatë një bisede telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, njoftoi Zyra e presidentit të Francës sot.