Botë

Sipas BB-së, Estonia e para në BE për kontrollin e korrupsionit

 

Estonia qëndron e para në Evropën Qendrore dhe Lindore për sa i përket kontrollit të korrupsionit, sipas studimi të ri të Bankës Botërore.

Sipas treguesve të qeverisjeve në të gjithë botën, Estonia drejton rajonin në kontrollin e korrupsionit me 89,9 pikë përqindje, ndërsa në vendin e dytë qëndron Sllovenia me 80,77 pikë dhe në vendin e tretë Polonia (74,52).