Botë

Fushata e Trumpit në shënjestër të hakerëve iranianë

Foto: Reuters
 

Një grup hakerësh, që dyshohet se janë të lidhur me qeverinë iraniane, u përpoqën të kenë qasje në adresat e postave elektronike të njerëzve të lidhur me fushatën zgjedhore të presidentit të SHBA-së Donald Trump, por dështuan, raporton Reuters duke cituar burime të njohura me këtë veprim.

Microsoft më parë ka njoftuar se ka vërejtur aktivitete kibernetike nga grupi "Fosfori" nga Irani.