Botë

Bora mbulon herët Suedinë, Kanadanë dhe SHBA-në

Bora mbulon herët Suedinë, Kanadanë dhe SHBA-në

Vikendi i fundit i shtatorit i ka gjetur të mbuluara nga bora disa vende në botë.

Në mesin e tyre është edhe Kanada. Sipas Global News që në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në Lethbridge të Kanadasë kanë rënë 45 deri 55 centimetra dëborë.