Botë

Me baza ushtarake në Siri, rusët po përkrahin pushtetin e Assadit

Dy bazat ushtarake të Rusisë në Siri, po vazhdojnë të kenë rol të madh në përkrahjen e regjimit të Bashar-Al-Assadit, për të kryer sulme të vazhdueshme.

Bazat në Hmeimin dhe Tartus posedojnë 20 helikopterë ushtarakë dhe sistemin mbrojtës S400, të cilat janë në ndihmë kundër, siç kanë thënë, grupeve terroriste në Siri.

Sipas Ushtrisë ruse, 4 mijë misione janë regjistruar gjatë viteve 2015-2017, ndërsa janë shkatërruar 9 mijë caqe mbi Sirinë, transmeton KTV.

Përveç helikopterëve dhe sistemit mbrojtës, rusët u kanë ndalë në ndihmë ushtarëve të Assadit me luftanije dhe nëndetëse bërthamore, të cilat janë ankoruar në portin e Tartusit.