Botë

Presidenti izraelit mandaton Netanyahun të formojë qeverinë

 

Presidenti i Izraelit i ka kërkuar kryeministrit Benjamin Netanyahu që të nisë përpjekjet për formimin e një qeverie të re në kushtet kur asnjë forcë politike nuk ka fituar shumicën e nevojshme për ta formuar qeverinë, situatë që ka paralizuar vendin.

Zyra e Presidentit Reuven Rivlin e bëri njoftimin të mërkurën pas takimit me zotin Netanyahu dhe kundërshtarin e tij kryesor Benny Gantz.